Rreth nesh

Për ne

Pse Duhet të Zgjidhni Crazy Group

Me vite përvojë në industri, ne kemi fituar një reputacion të fortë për cilësi dhe besueshmëri. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë të trajnuar, të cilët i japin përparësi çdo detaji.

Projekte te kryera
0 +
Anëtar të ekipit
0 +
Vite përvojë
0 +

Rrugëtimi ynë

Historiku i Kompanisë

Kompania Crazy Group ka një histori të pasur, që tregon përkushtimin dhe arritjet tona në fushën e ndërtimit të pishinave dhe ambienteve relaksuese.

Gjithçka filloi në vitin 2000, kur kompania u themelua me një vizion të qartë: të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë dhe të përshtatura për klientët. Në vitin 2005, realizuam projektin tonë të parë të madh, një pishinë komerciale të njohur, duke na hapur rrugën për sukses dhe rritje të mëtejshme.

Me kalimin e viteve, ne vazhduam të zgjeronim shërbimet tona. Në vitin 2010, shtuam në portofolin tonë renovimin dhe mirëmbajtjen e pishinave, si dhe instalimin e Jacuzzi-ve. Ky zgjerim na lejoi të plotësojmë çdo nevojë të klientëve tanë, duke ofruar zgjidhje të plota dhe të personalizuara.

Në vitin 2015, kaluam kufijtë e Kosovës, duke filluar projekte në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke e çuar emrin tonë në nivel ndërkombëtar. Në vitin 2016, investuam në teknologji moderne dhe materiale inovative për të ndërtuar pishina me cilësi të lartë dhe me efikasitet energjetik.

Sot, ndërsa festojmë 24 vite suksesi, jemi më të përkushtuar se kurrë ndaj inovacionit dhe kënaqësisë së klientëve tanë. Me një të ardhme plot projekte ambicioze, ne jemi gati të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet më të mira në treg.

Nga vizioni juaj te realizimi, ne jemi partnerët që e bëjnë çdo hap të procesit një përvojë të këndshme.

Bashkohu Komunitetit Tonë!

Duke u bashkuar me ne, do të përfitoni nga lajme të personalizuara, oferta ekskluzive dhe këshilla të vlefshme që do t'ju ndihmojnë të krijoni hapësirën e ëndrrave tuaja

Jeni abonuar me sukses! Oops! Ndodhi një gabim. Provo sërish.
×